“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit më 6 tetor në Gjykatën e Apelit. Në seancën plenare të ditës së sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është e papranueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Bardhi: Sot seancën duhet ta kishim nisur me një fjalë dorëheqje të ministres së Brendshme. Është e papransueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit duke lexuar vendimin dhe ministrja e Brendshme të gënjejë opinion publik se policia e shtetit nuk ka detyrime për të garantuar sigurinë në institucinet e drejtësisë në rastin konkert në Gjykatën e Apelit. Është detyrë e Policisë së Shtetit që...