Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu kthye Peleshit për sqarimin për diktatorin Enver Hoxha. Sipas Berishës, në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, që ka efekte të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.
“Kush e pengoi kryetarin e Parlamentit të hapë kuvendin me një përshëndetej të tillë. Kush e pengoi kreun e krimit? Janë 20 pengje që lirohen. Po e përshëndesin të tjerët, kurse ne i bëjmë gjyqin atij që e propozoi. Ti e hape parlamentin me një apologji hipokritë Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Ramës.
Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hiteli në Budestag? Ca do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha ai.
Gabim futja e Enver Hoxhës në Kuvend?/ Berisha i kthehet Peleshit: Apologji hipokrite, në axhendë me urdhër të Ramës
