Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vrasja e gjykatësit Kalaja, Gjon Shkambi në gjyq: Nuk kisha dijeni për veprimin e nipit
                            Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasi komunikoi verdiktin për një çështje pronësie në Shkodër. E njëjta masë sigurie i është komunikuar edhe xhaxhait të tij, Gjon Shkambi dhe rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani. Elvis Shkambi ka kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke u shprehur se vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve.