Kuvendi mban një minutë heshtje për Astrit Kalanë, deputetët nderojnë gjyqtarin e vrarë në detyrë

Kuvendi mban një minutë heshtje për Astrit Kalanë, deputetët nderojnë gjyqtarin e vrarë në detyrë

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës. Ngjarja tragjike ndodhi të hënën, më 6 tetor, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Deputetët e pranishëm në sallë shprehën respekt dhe solidaritet për figurën e gjyqtarit dhe familjen e tij, ndërsa pritet që institucionet e drejtësisë të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.