“Rrumi” përdorte institucionet si gurë shahu, Hoxha: Burgosi drejtorin e Hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” përdorte institucionet si gurë shahu, Hoxha: Burgosi drejtorin e Hipotekës sepse s’firmoste

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” në Tv Klan ndau më shumë detaje lidhur me megaoperacionin e SPAK, që u zhvillua në Shijak. Ku hetimet e SPAK zbuluan një skemë të tjetërsimit të pronave në bregdet nga një grup kriminal, që sipas SPAK, drejtohej nga “Rrumi i Shijakut”, i cili është në kërkim. Ai ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe persona të tjerë duke falsifikuar dokumente të prodhuara nga institucionet shtetërore. Artan Hoxha thotë se “Rrumi i Shijakut” kishte kontroll absolut mbi institucionet dhe i përdorte ato si “gurë shahu” për përfitimet personale. Ai sjell në kujtesë një rast ku drejtori i hipotekës u shkarkua nga detyra dhe më pas u burgos për shkak se nuk firmosi, ashtu siç donte “ Rrumi i Shijakut”...