Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Binaj kandidat i Berishës? Si aktori i ‘Portokallisë’ sulmonte vetëm Ramën e Bashën
Florjan Binaj, ish-aktori i Portokallisë dhe aktualisht moderator i emisionit Piranjat në syri.tv nuk është emër i panjohur për angazhimet e tij të mëparshme. Ndonëse një ndër bashkëthemeluesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, ai u largua prej tij për shkak të kontradiktave, arsyet e të cilave nuk u bënë asnjëherë të ditura. Përveç kësaj, Binaj ka qenë aktiv në disa prej protestave të zhvilluara në Tiranë. Gjithmonë në pankartat e tij emrat kundër të cilëve protestonte, ka qenë Basha dhe Rama. Të protestuarit kundër qeverisë është i kuptueshëm, por emri i Bashës në pankartat e tij e nxjerr atë zbuluar që prej kohësh ka qenë ‘xholi’ i familjes Berisha në shantazhin që i bënin Bashës, duke përdorur figura nga shoqëria civile, të cilët...