“Kandidat i dobët politik”/ Zgjedhjet në Tiranë, emri i PD, reagon ashpër avokati: Nuk ka mundësi, duhej…

“Kandidat i dobët politik”/ Zgjedhjet në Tiranë, emri i PD, reagon ashpër avokati: Nuk ka mundësi, duhej…

Partia Demokratike ka mbështetur figurën e Florian Binajt si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, por për avokatin Spartak Ngjela kjo është “një zgjedhje e dobët politike”. I ftuar në një emision televiziv, Ngjela argumentoi se për të, një kandidat i denjë për të përfaqësuar opozitën duhet të ketë njohje shoqërore dhe popullore, të jetë elokuent dhe të perceptohet nga shoqëria si një person i drejtë. “Duhej kandidati i nivelit të lartë, problemi është se duhej të ishte i njohur në opinionin publik, me njohje të madhe. Ndryshe nuk ka mundësi, por mund të kenë kërkuar por nuk kanë gjetur. Them që duhej një individ që të kishte njohje shoqërore dhe popullore, të ishte elokuent dhe shoqërisë ti jepej e kuptuar...