Bujqësi, aplikimet për kredi të buta dhe garanci sovrane deri më 20 nëntor

Bujqësi, aplikimet për kredi të buta dhe garanci sovrane deri më 20 nëntor

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur dje se ka nisur procesi i aplikimeve për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane për të gjithë fermerët. Sipas tij, aplikimet për Kredinë e Butë me Garanci Sovrane kryhen pranë bankave të nivelit të dytë, deri më 20 nëntor 2025. Ministri bëri të ditur se ky instrument financiar synon të mbështesë fermerët dhe agrobizneset që kanë një plan investimi në sektorë të tillë si: Bujqësia dhe blegtoria; Agropërpunimi dhe mekanizimi i bujqësisë; Turizmi rural dhe akuakultura detare. “Fermerët dhe sipërmarrësit në sektorin rural mund të drejtohen pranë bankave të nivelit të dytë për të aplikuar dhe përfituar: kredi të butë me normë interesi 2% dhe Garanci Sovrane me 70% kolateral”, tha Salla. Ky instrument...