Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do paguaja biletë për shfaqjen e Binajt, por si kandidat ka regjisor Berishën”
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Partia Socialiste, Alfred Muharremi, ka komentuar kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar të Bashkisë së Tiranës, të mbështetur nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, Muharremi tha se e respekton Binajn si artist, por jo si kandidat politik. “Florjan Binaj si aktor është shumë i mirë, do ta duartrokisja dhe do të paguaja biletë për ta parë në shfaqje, por ky aktor ka një regjisor mbrapa, dhe ky regjisor është ai që i ka sjellë problemet më të mëdha këtij vendi”, u shpreh ai, duke iu referuar mbështetjes së Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Sipas Muharremit, Tirana ka nevojë për një figurë të testuar në administratë publike, jo për eksperimente politike. “Si...