Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sistemi i drejtësisë në kolaps pa gjyqtarë, Avokatja e Popullit: Shkak ‘fshesa’ e vetting-ut
Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po përballet me një krizë të thellë funksionaliteti për shkak të mungesës së gjyqtarëve, si pasojë e procesit të vetting-ut. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ngriti alarmin se reforma në drejtësi është përqendruar kryesisht te vettingu, i cili ka shkaktuar jo pak problematika në numrin e gjyqtarëve dhe dosje të tëra të mbetura stok, ndërsa komponentët e tjerë të reformës, përfshirë forcimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, kanë mbetur në vendnumëro. Ballanca theksoi se boshatisja e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, ka shkaktuar vonesa të rënda në shqyrtimin e çështjeve dhe rrezikon të çojë sistemin në kolaps. Erinda Ballanca: Kemi një numër shumë të ulët të...