Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet lokale, Berisha: Do kemi kandidatë të pavarur, imagjinoni Florian Binajn përballë keqbërëses Manastirliu
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli dje për zgjedhjet e pjesshme të të 9 Nëntorit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Berisha tha se kandidatët e PD-së janë kandidatura me reputacion të shkëlqyer në krahasim me kandidatët socialistë. “Kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zgjedhjet zhvillohen janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura çka do të thotë që e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik Tepelenë dhe Mat. Ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, e kemi përdorur edhe në vitet 2001 edhe më...