Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqipëria pret sot samitin e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, rrugët që do të bllokohen
Shqipëria pret sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës. Ky samit do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike. Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor). Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës...