Mblidhet sot Parlamenti! Do të nisë me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

Mblidhet sot Parlamenti! Do të nisë me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

Sot, 9 tetor, në orën 10:00, Kuvendi do të zhvillojë seancën plenare, e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i cili u vra mesditën e së hënës gjatë seancës në sallën e gjyqit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që gjatë seancës të diskutohet edhe çështja e sigurisë në institucionet gjyqësore. Në rendin e ditës parashikohet raportimi i disa institucioneve për aktivitetin e tyre gjatë vitit 2024, si dhe debat dhe pyetje nëse kërkohen nga deputetët. Para fillimit të seancës, në orën 09:30, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha dhe mënyra e zhvillimit të debatit për raportimet e institucioneve. Në hapje të...