Përfundon mandati i Mimoza Kaçit, kërkohet drejtor i ri për AMF-në

Përfundon mandati i Mimoza Kaçit, kërkohet drejtor i ri për AMF-në

Posti i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare do të jetë vakant duke filluar nga muaji tetor, pas përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, Mimoza Kaçi.Mimoza Kaçi u emërua për herë të dytë në Bordin e AMF-së, në vitin 2020, në detyrën e Nëndrejtorit Ekzekutiv. Më pas, në fund të vitit 2023, ajo u emërua Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive, për të përfunduar mandatin e ish-anëtarit, Ervin Mete.Për Mimoza Kaçin, mandati aktual ishte i dyti në Bordin e AMF-së. Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që anëtarët e Bordit të AMF-së kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë.Ligji i lejon anëtarit të Bordit të qëndrojë në detyrë deri në tre muaj pas përfundimit të mandatit. Me përfundimin e afatit tremujor, anëtari që i...