Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Leonardo DiCaprio në bisedime për të luajtur vazhdimin e filmit legjendar të viteve ’90
Ylli i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, duket se mund të bëhet pjesë e vazhdimit të një prej filmave më të njohur të zhanrit “crime-thriller”, “Heat”, që u shfaq për herë të parë në vitin 1995 me protagonistë Al Pacino, Robert De Niro dhe Val Kilmer. Sipas raportimeve të The Hollywood Reporter (THR), aktori fitues i Oscar-it është në bisedime me regjisorin Michael Mann për të marrë një nga rolet kryesore në “Heat 2”, filmin që do të zhvillohet si një vazhdim (dhe në pjesë të caktuara, si parathënie) e historisë origjinale. Projekti po realizohet nën kujdesin e United Artists, një degë e Amazon MGM Studios, pasi Warner Bros. thuhet se nuk arriti marrëveshje për buxhetin me regjisorin Mann. Producentët e filmit do të jenë Jerry Bruckheimer,...