“Jam i tmerruar nga Turqia”, Vuçiç shpërthen kundër Erdogan: Po armatos Kosovën

“Jam i tmerruar nga Turqia”, Vuçiç shpërthen kundër Erdogan: Po armatos Kosovën

Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, shkruan Vuçiç në rrjete sociale. “Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane”, vazhdon ai. Më tej presidenti thekson se “Serbia është një vend i vogël, por që e ka kuptuar mirë mesazhin!”. Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas asaj që shokoi mbarë botën, kur tha se po...