Macron fiton kohë, Lecornu: I kërkova Presidentit të emërojë një kryeministër të ri

Macron fiton kohë, Lecornu: I kërkova Presidentit të emërojë një kryeministër të ri

Kryeministri i dorëhequr Sebastien Lecornu thotë se mund të kemi një kryeministër të ri brenda 48 orësh, duke shmangur shpërbërjen e Asamblesë dhe zgjedhjet e parakohëshme. Ai tha se Presidenti francez Emmanuel Macron ka aftësinë e zgjidhjes, duke përjashtuar mundësinë e shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhjeve të parakohshme, pasi shumica ka rënë dakord për buxhetin e ri dhe është gati të shmangë kaosin politik. Duke folur në buletinin kryesor të lajmeve të France 2, Kryeministri francez në largim iu referua situatës politike që mbizotëron në Francë, duke theksuar se “kemi një Parlament të fragmentuar me mundësi kompromisi. Shumica e Parlamentit refuzon shpërbërjen. Shpërbërja do të çonte në një bllokim të ri politik”. Ai theksoi se forca të ndryshme politike, kryesisht nga e majta, duken...