Kryeqyteti i bukur mesdhetar shpallet qyteti më i mirë për t’u vizituar në Evropë

Qyteti i vogël, por me ndikim të madh, Valeta në Maltë, u shpall destinacioni më i mirë për t’u vizituar në Evropë këtë vit, sipas Çmimeve të Zgjedhjes së Lexuesve të revistës Condé Nast Traveller.

Anketimi i bërë nga CNT, i cili mbulon deri në 500,000 lexues, nxori Valetën me një përqindje mbresëlënëse prej 97.3% të udhëtarëve të kënaqur. Kryeqyteti maltez u vlerësua për arkitekturën e tij të artë, rrugicat e ngushta që gjarpërojnë në qendër dhe detin bruz që shtrihet në të dyja anët, duke ofruar një alternativë të shkëlqyer ndaj destinacioneve më të njohura mesdhetare.

Condé Nast e përshkroi Valetën si “të vogël, por padyshim të fuqishëm”, dhe theksoi se peizazhet e tij janë njohur në skena nga filmat “Gladiator” dhe “Game of Thrones”. Në vend të dytë renditet Oslo me 94.4% kënaqësi, një debutim mbresëlënës për kryeqytetin norvegjez, i cili kombinon dizajn eksperimental me natyrën e pasur të pyjeve dhe fjordeve.

Vjena u rendit e treta me një përqindje kënaqësie prej 93.7%, duke ruajtur vendin e saj nga viti i kaluar dhe duke treguar magjinë e pakrahasueshme të qytetit. Ndër destinacionet e tjera të larta renditen Kopenhagen, Madrid, Mynih, Lisbonë, Stokholm dhe San Sebastian.

Qytetet më të mira në Evropë për t’u vizituar sipas Condé Nast Traveller:

Valeta, Maltë
Oslo, Norvegji
Vjenë, Austri
Kopenhagen, Danimarkë
Madrid, Spanjë
Mynih, Gjermani
Lisbonë, Portugali
Stokholm, Suedi
San Sebastian, Spanjë
Palma, Spanjë
Firence, Itali
Athinë, Greqi
Romë, Itali
Paris, Francë
Marsejë, Francë
Rejkjavik, Islandë
Porto, Portugali
Venecia, Itali
Budapest, Hungari
Pragë, Republika Çeke