Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut të Vlorës, shkarkohet Plator Nesturi
Evis Allushi emërohet prefekte e re e Qarkut të Vlorës, largohet nga detyra Plator Nesturi Në një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, është bërë zyrtarisht ndryshimi në drejtimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë. Pas vetëm 9 muaj në detyrë, Plator Nesturi është liruar nga posti i prefektit, ndërsa në vend të tij është emëruar Evis Allushi. Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme dhe është firmosur nga Kryeministri Edi Rama. Në dokumentin zyrtar thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të neneve 100 dhe 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016 “Për prefektin e qarkut”. “Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Evis Allushi emërohet prefekte...