Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet
Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish idenë e ngritjes së një rezerve shtetërore për furnizimin e popullatës në këto raste. Projektligji i nxjerrë për konsultim publik “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave te sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj” parashikon një rezerve sa për 90 ditë konsum në rast nevojash, i cili pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit minimalisht 520 mln euro nëse i ndërton depozitat ose rreth 300 mln euro me qira. “Shuma e përgjithshme e rezervave të sigurisë qe duhen te mbahen në Republikën e Shqipërisë ka si target te paktën 90 ditë e sasive te importeve mesatare ditore neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë te konsumit...