Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Gjykatat, mal me dosje”/ Sula: Proceset gjyqësore të stërzgjatura. Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion
Ish-deputeti Dashnor Sula u shpreh se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula theksoi se është shumë e rëndësishme që të funksionojë shteti ligjor dhe se qytetari duhet të ketë besim tek shteti ligjor. “Mungon infrastruktura. Vetëm një gjyq një ndarje bashkëshortësh do të paktën minimumi 2 vite. Gjykata e Lartë s’ka nisur akoma 2017. Gjykata e Apelit ka 44 mijë dosje…Do të duhet të kishte edhe një rritje të rekrutimit që të zëvendësoheshin vendet bosh”, tha Sula, duke shtuar: “Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ka krijuar presion. Duhet të funksionojë shteti ligjor. Reforma në drejtësi u kap nga politika. Ndërsa tani politika do ta transferojë të gjithë problemit tek gjyqtarët”, tha ndër të tjera Sula.