Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria lufton dhunën online/ Propozohet gjobë deri në gjysmë milioni lekë për bullizmin ndaj grave
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ka në bazë të tij trajtimin e çdo lloj forme dhune ndaj grave dhe vajzave. Ky projektligj synon që të vendos afate për administruesit e faqeve dhe platformave online, që nuk zbatojnë urdhrat e gjykatave.Sipas projektligjit, për mosveprim brenda afatit 12 deri në 24 orë pas njoftimit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të vendosë gjobë administrative për çdo 24 orë vonesë në heqjen ose bllokimin e përmbajtjes. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në rast keqpërdorimi të imazheve intime pa pëlqim, dhunës e përndjekjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, dhe gjuhën e urrejtjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, vendos gjobë administrative nga 50 000 deri në 500...