Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Mërtiri: Fushata e vetme pa garë, PD humb me diferencë të thellë
Një fushatë pa garë, e quajti analisti Ergys Mërtiri betejën për 6 bashkitë më 9 nëntor. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri tha se Partia Demokratike do të ketë një humbje të thellë në zgjedhjet e parakohshme. Sipas tij, edhe vetë opozita e ka pranuar humbjen. Sa i përket kandidatit opozitar Florian Binaj për garën në Tiranë, analisti deklaroi se partia ku ai po kandidon, pra PD, është një pengesë shumë e madhe për të që të korrë sukses në zgjedhje. Ergys Mërtiri shton se Partia Demokratike i zgjedh të rinjtë në garat ku e di që do të dalë humbëse. INTERVISTA E PLOTË: Si janë gjasat që do të zhvillohet...