Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama shkarkon prefektët në Fier dhe Vlorë, kush i zëvendëson (Emrat)
Arben Çuko dhe Plator Nesturi janë shkarkuar nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi “-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. -Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit. -Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. -Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria. Rama lëshoi kritika të ashpra ndaj prefekturave, muajin e kaluar gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, duke paralajmëruar edhe ndryshim rrënjësor për Prefekturat,...