Vrasja e gjyqtarit Kalaja, qeveria “blindon” drejtuesin e BKH, prokurorët dhe gjykatësit specialë me truproja

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, qeveria “blindon” drejtuesin e BKH, prokurorët dhe gjykatësit specialë me truproja

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rrisë masat e sigurisë për prokurorët e SPAK dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të hetimit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi që prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe GJKKO si dhe Drejtori i BKH të mbrohen me truprojë. Vendimi: -Ndryshim në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave...