BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7,4%

BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7,4%

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë vit deri në fund të muajit gusht, Tirana mbetet qyteti me nivelin më të lartë të kredisë për individët, duke regjistruar 230 miliardë lekë kredi aktive, që përfaqëson mbi 67% të totalit të kredive në vend. Megjithatë, rritja e huamarrjes në kryeqytet për këtë periudhë është relativisht e moderuar, me vetëm 6,1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas BSH-së, pas Tiranës, në vend të dytë renditet Durrësi me 22 miliardë lekë kredi, shoqëruar nga një rritje prej 5,4%, ndërsa Vlora ndjek me 9,9 miliardë lekë dhe të njëjtën përqindje rritjeje. Në Fier, shuma e kredive ka arritur 9,3 miliardë lekë me një rritje prej 5,2%, ndërsa Elbasani ka shënuar një rritje rekord në nivel...