Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit: Nuk i besojmë asgjëje në Greqi, nga ajo që kemi përjetuar
Zhvarrimi i trupit të Denis Ruçit, djalit të shqiptarit Pano Ruçi, i cili qëndroi për 23 ditë në grevë urie në Greqi, është shtyrë pas një kërkese të re të paraqitur nga avokati i familjes. Autoritetet greke kishin dhënë miratimin që trupi i të riut të zhvarrosej dhe t’i nënshtrohej analizave toksikologjike dhe të ADN-së, pas kërkesave të përsëritura të familjes, çka solli edhe përfundimin e grevës së urisë së Pano Ruçit. Denis Ruçi humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor të Tempit, ku mbetën dhjetëra viktima, ndërsa familjarët e tij prej më shumë se një viti kërkojnë drejtësi dhe transparencë mbi rrethanat e ngjarjes. Shtyrja e procesit u bë për të mundësuar caktimin e një këshilltari teknik të familjes, i cili do të marrë pjesë...