Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Manastirliu politikane e vjetër”, Kikia për garën: Binaj jashtë politikës, kjo mund të jetë arma e tij më e fortë
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ka komentuar garën për Bashkinë e Tiranës, ku Partia Demokratike së bashku me forca të tjera opozitare kanë mbështetur kandidaturën e aktorit dhe aktivistit Florjan Binaj, përballë Ogerta Manastirliut të Partisë Socialiste. Kikia e përshkroi Manastirliun si një kandidate tradicionale, me një karrierë të gjatë në politikë dhe administratë publike, duke theksuar përvojën e saj në nivelet më të larta të qeverisjes. “Manastirliu është kandidate tradicionale, politikane me karrierë dhe nëpunëse e nivelit të lartë të administratës që ka vite eksperiencë,” u shpreh ai. Ndërsa për Florjan Binajn, Kikia theksoi se ai vjen jashtë sistemit politik, gjë që mund të shihet si avantazh, pasi nuk mban përgjegjësi të mëparshme në administratë....