Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja e tij. Hetimet marrin kthesë të papritur

Rajoni E Mërkurë, 8 Tetor 2025 18:16 Një kthesë aspak të pritur kanë marrë hetimet për atentatin me armë ndaj kandidatit të BDI-së Zekirija Shaini, ku mbeti i plagosur me disa plumba. Në pranga ka rënë gruaja e tij pasi e njëjta dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e bashkëshortit të saj. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut bën me dije se është shpallur në kërkim edhe i dyshuari për gjuajtjen me armë drejt mjekut Shaini, një 36-vjeçar nga Gostivari. “Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë. Në...