Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çmimet e ushqimeve 3 herë më shumë se norma e BE! Ja qarqet më të varfra në Shqipëri
Shtrenjtimi i ushqimeve po u kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe arsim. *** Për të blerë bukë, mish, bulmet, perime dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.1 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 36,879 lekë në muaj. Për shkak të çmimeve të larta, ushqimet ‘rrëmbejnë’ 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, gati 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në raportin e Institutit të Statistikave brenda kategorisë së ushqimeve, fatura më e lartë vjen nga perimet. Si paradoks, Shqipëria vend bujqësor në 75% të bashkive në vend, e me synim fuqizim të eksportit...