Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndjekje si në film: shqiptari ‘çan’ postbllokun, futet kundravajtje dhe rrezikon karabinierët! Ja çfarë u sekuestrua
Një natë e tensionuar është regjistruar në lagjen San Marco të Peruxhias, ku një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë, u arrestua në flagrancë nga Karabinierët, pas një ndjekjeje dinamike në rrugët e qytetit. Sipas mediave italiane, i riu u kap me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve dhe rezistencës ndaj forcave të rendit. Incidenti ndodhi gjatë një patrullimi rutinë të Karabinierëve, të cilët vunë re një automjet të dyshimtë dhe i kërkuan shoferit të ndalonte. Por në vend të bindjes, i riu shtoi shpejtësinë dhe tentoi të largohej me makinë, duke hyrë edhe në rrugë me sens të kundërt dhe duke rrezikuar qytetarët. Pas disa minutash ndjekjeje, ai u kap dhe u neutralizua nga efektivët, megjithëse rezistoi me forcë gjatë arrestimit. Gjatë momentit të...