Rënie alarmante në fasoneri, mijëra punonjës largohen nga tekstilet dhe këpucët, zbulohet arsyeja

Rënie alarmante në fasoneri, mijëra punonjës largohen nga tekstilet dhe këpucët, zbulohet arsyeja

Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT. Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori. Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash,...