Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Roza Lati reagon pas thashethemeve për ndarje me Xhonatanin!
Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale mbi një krizë të mundshme në çiftin Roza Lati dhe Xhonatan Islami, vetë moderatorja ka zgjedhur të flasë me një gjuhë që s’lë vend për dyshime: atë të gjesteve dhe fjalëve të thjeshta, por të fuqishme. Në një postim të bërë në profilin e saj në Instagram, Roza ka publikuar një fotografi të saj dhe partnerit të saj duke ecur dorë për dore mbi një vijë këmbësorësh. Krahas fotos, ajo shkruan: “…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment.” Ky reagim i qetë, por i qëlluar, erdhi pas vërejtjeve nga ndjekësit për fshirjen e fotove të përbashkëta të çiftit nga rrjetet sociale, një veprim që shpesh lidhet me përfundimin e një marrëdhënieje. Kjo mjaftoi për të...