Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kemi 13 vite në gjyq”/ Banori i godinës së konfliktit mes familjeve në Shkodër: Gjon Shkambit i kam dhënë 4 mln lekë
Në “Shqipëria Live” ka folur sot Pashko Pepniku, një prej banorëve të godinës që u kthye në “mollë sherri” e që i mori jetën edhe gjyqtarit Astrit Kalaja. Pepniku deklaroi se ka 13 vite në gjyq, ndërkohë tregoi dhe si ka nisur konflikti. Ai tregon se në vitin 1996 i ka dhënë Gjon Shkambit, xhaxhait të autorit të vrasjes 4 milionë lekë për të blerë banesën. Megjithatë, sipas tij, tashmë Gjon Shkambi pretendon se nuk e ka shitur ai banesën. “Ndihemi të kërcënuar nga deklaratat që kemi parë. Kemi 13 vite në gjyq. Unë e kam blerë banesën në vitin ’96. Kam marrë dokumentin e bashkisë dhe deklaratën e likuidimit. Më pas në 2013, na erdhi një person tha ia kam blerë bashkisë dhe na...