Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
CEO I SIGAL INVEST: NEVOJITET ARKITEKTURË E RE PENSIONESH
CEO I SIGAL INVEST: NEVOJITET ARKITEKTURË E RE PENSIONESH Shqipëria sot ka 720 mijë pensionistë dhe më pak se 800 mijë kontribues aktivë. Në afat të gjatë ky sistem pensionesh mund të konsiderohet i paqëndrueshëm dhe ekspertë të ndryshëm kanë filluar të ngrenë zërin për nevojën emergjente të ndërhyrjes. CEO i SIGAL Invest, z. Elvis Ponari, në një prononcim për Top News, thekson nevojën urgjente për të ndërtuar “një arkitekturë të re të pensioneve” në Shqipëri. “Është koha që të mos flasim më vetëm për indeksime për pensionet, është koha që të bëjmë një bashkëpunim midis pensionit publik, pensionit privat dhe të krijojmë një arkitekturë moderne, siç e ka Evropa, në mënyrë që pensionistët shqiptarë, punonjësit shqiptarë, ata që paguajnë dhe kontribuojnë sot në skemën...