Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

Pasi Dionis Sota shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Vlorë, “Shqipëria Bëhet” ka mbështetur kandidaturën e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Shqipëria Bëhet” shkruan se mbështetjen për Sotën e njoftuar kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj. Lapaj ka argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e forcës politike që ai drejton. Postimi i plotë i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”: Pas një procesi vlerësimi të kandidaturave të pavarura për Bashkinë Vlorë, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë z. Dionis Sota në garën e ardhshme zgjedhore. Mbështetjen e ka bërë me dije kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, duke argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’”. “Pasi...