Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tirana “mbytet” në kredi, kryeqytetasit me 230 miliardë lekë hua në banka
Pavarësisht se Tirana mban gjithmonë rekord për sa i përket kredisë dhe kjo për shkak se në kryeqytet është përqendruar shumica e popullsisë, qarku i Elbasanit rezulton të jetë me rritjen më të lartë të kredive të marra në tremujorin e dytë të vitit. Elbasanllinjtë po kërkojnë gjithnjë e më tepër kredi nga bankat për financimin e konsumit apo blerjen e banesës, duke bërë kështu që huaja të jetë një tjetër zë i shpenzimeve të tyre mujore. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, Tirana kryeson huatë për individët me 230 miliardë lekë, por me një rritje prej vetëm 6.1%. Kryeqyteti ndiqet nga Durrësi me 22 miliardë lekë kredi dhe rritje me 5.4% në krahasim me tremujorin e parë, ndërsa në vend...