Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajrore, Adams ka dëshirë të takojë Diellën
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë. Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën. “Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç...