Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vasalë të Ramës”, jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Begaj
Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të paraqitur nga grupi parlamentar i PD. Kreu i selisë blu madje e paralajmëroi Peleshin se do të ketë fatin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke përmendur edhe protestat para Parlamentit si opsion, deri në largimin e tij nga posti. “Dua t’i them atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do kesh mocionin. Zgjidh e merr. Opozita nuk tërhiqet nga të drejtat e saj kushtetuese. Edhe Erioni u përpoq me të gjitha mënyrat që të shkurajonte protestën, por më kot. Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do...