Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zhvillimin e një seance publike ditën e mërkurë, më 8 tetor 2025, në orën 11:00, ku ndër çështjet kryesore të rendit të ditës është edhe dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Besnik Brahimi.
Brahimi ishte pjesë e listës shumemërore të kësaj partie në Qarkun Shkodër gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i KQZ pritet të formalizojë plotësisht hyrjen e tij në Kuvend, duke zëvendësuar një mandat të mbetur vakant.
Në të njëjtën seancë, KQZ do të shqyrtojë edhe projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit 2025 në gjashtë bashki të vendit, si dhe çështje të tjera institucionale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
