“Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi”/ Deputetja e PD, ngre akuza: S’pranoni debat, nuk respektoni…

“Me fondet e BE-së, ngrihen vila në Dhërmi”/ Deputetja e PD, ngre akuza: S’pranoni debat, nuk respektoni…

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga Konferenca e Kryetarëve akuzoi maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në rreshtore të PS-së. Ajo akuzoi ish-ministren Krifca për vjedhje të fondeve të OLAF-it, ndërsa shtoi se me ato para janë ndërtuar vila në Dhërmi. “Nuk u surprizova. Ju këtu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren. E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste. Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni...