Ekzekutimi i gjyqtarit, Haxhia: Një gjyqtare më tha, “na kanë nxjerrë në pritë”…

Ekzekutimi i gjyqtarit, Haxhia: Një gjyqtare më tha, “na kanë nxjerrë në pritë”…

Në homazhet për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, theksoi me shqetësim të thellë situatën e rëndë në sistemin e drejtësisë shqiptare. “Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Haxhia për mediat. “Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm , që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë. Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt”. Ai nënvizoi se frika në sistem është bërë kaq e madhe saqë një gjyqtare i rrëfeu se “na kanë nxjerrë në...