Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kandidimi i Binajt për Tiranën, Lubonja: Nuk jam optimist, PD ruajti veten nga kandidimi
Analisti Fatos Lubonja komentoi qasjen e PD-së për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, ku do kandidojë përballë socialistes Ogerta Manastirliu, aktori Florian Binaj nën siglën e demokratëve dhe aleatëve të saj. Lubonja e shikon me dyshim këtë kandidim, pasi më tepër i duket sikur PD kërkon të ruajë figurat dhe deputetët e saj nga kandidimi pasi është e sigurt humbja dhe zgjodhi të konsumojë një figurë jashtë politike. “E shikoj një ndjenjë nevojë për tu bashkuar. Merret rasti i Tiranës si provë. Pastaj është vizioni. Mendoja se në bashkim do hynte dhe Lëvizja Bashkë. Tendenca për bashkim më duket pozitive, por shohim edhe dështimin aty. Ai që hodhi idenë e parë është tërhequr se kërkonte një kandidat tjetër. Pastaj çështje tjetër çfarë tregon me këtë...