Kryetarja e bashkisë gjermane në gjendje kritike pas 13 goditjesh me thikë, e bija 17-vjeçare e dyshuara kryesore

Në Gjermani, një ngjarje tronditëse ka shkaktuar reagime të forta politike dhe shoqërore. Kryebashkiakja e zgjedhur e qytetit Herdecke, Iris Stalzter, ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi brutal me thikë në banesën e saj. 57-vjeçarja u gjet e plagosur rëndë me 13 goditje me thikë në bark dhe shpinë dhe u transportua me helikopter në një spital në Bochum, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Fillimisht, i biri raportoi se nëna ishte sulmuar nga disa persona të panjohur në rrugë, por policia nuk gjeti asnjë provë që mbështet këtë pretendim. Hetimet u fokusuan menjëherë te familja, pasi nuk kishte shenja thyerjeje apo hyrjeje me forcë në banesë. Dy fëmijët e adoptuar të viktimës, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç, ndodheshin në shtëpi në momentin e sulmit dhe u morën në pyetje nga autoritetet.
Gjatë hetimeve, dyshimet kryesore u përqendruan te vajza 17-vjeçare, e cila tashmë konsiderohet si autorja kryesore e sulmit. Mediat gjermane raportojnë se ajo kishte pasur edhe më parë episode dhune në familje dhe në shkollë, përfshirë një incident me thikë një vit më parë. Një tjetër përplasje e dhunshme mes saj dhe nënës thuhet se ka ndodhur edhe gjatë verës.

🚨 UPDATE: Iris Stalzer Stabbing Case – New Details from Herdecke

Following our last post on the 17-year-old adopted daughter’s possible role (and the family’s earlier knife incident), here’s the latest from police and witnesses. This points to a family conflict, not outsiders.… https://t.co/gX1ssU88cL pic.twitter.com/jInUne98C4
— InfactoWeaver (@InfactoWeaver) October 7, 2025

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë gjetur asnjë provë që të sugjerojë një motiv politik pas sulmit, megjithatë, për shkak të funksionit të viktimës si zyrtare e zgjedhur, çështja po ndiqet nga autoritetet federale. Reagimet në Gjermani kanë qenë të shumta, me kancelarin Friedrich Merz që e dënoi ngjarjen si “të tmerrshme dhe çnjerëzore”, ndërsa u bëri thirrje institucioneve të garantojnë më shumë mbrojtje për zyrtarët publikë.
Rasti i Stalzter vjen në një kohë kur dhuna ndaj politikanëve lokalë në Gjermani është në rritje. Vetëm në vitin 2024, thuajse 60% e tyre kanë raportuar kërcënime apo sulme, duke rritur shqetësimin për sigurinë e përfaqësuesve publikë në vend.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *