Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Jorida Tabaku: Skema e pensioneve është kthyer në piramidale, qeveria ka dështuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur dje shqetësimin për situatën e pensionistëve në Shqipëri, duke e cilësuar skemën aktuale të pensioneve si “piramidale” dhe të dështuar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se tetori është muaji i pensionistëve, por për 750 mijë qytetarë që jetojnë me pensione të ulëta, ky muaj nuk sjell asnjë përmirësim real. “Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni, numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit,” u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se rritja simbolike e pensioneve me vetëm 500 lekë në muaj, ose 15 lekë në ditë, është një tallje me dinjitetin e të moshuarve: “Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë? As kafen e ditës...