Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës. Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale. Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve...