Shfaqja “Turjela” me ngjarje në Shqipëri në vitet ’70-të në skenën teatrore

Nga Julia Vrapi
Ngjarje që zhvillohen në vendin tonë në vitet 70-të në veprën teatrore “Turjela”. Një vepër shqiptare që këtë sezon artistik do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra shqipe  në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar personazhet e saj gjen nga koha e diktaturës. Shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo për katër mbrëmje me radhë në skenën teatrore do të shfaqet “Turjela”. Në shfaqjen teatrore, që vjen në skenë me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në kohën e diktaturës në role janë aktorët e njohur Helidon Fino, Olta Daku, Muzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani. “Turjela” është një produksion i Teatrit Kombëtar që shënoi më parë premierën në maj 2024 dhe rikthehet këtë sezon artistik në skenë për publikun. ““Turjela” nga Saimir Gongo, drama që prek shpirtin dhe ndërgjegjen e një kombi”, thuhet nga teatri.
Vepra i vendos ngjarjet në Shqipërinë e diktaturës në vitet shtatëdhjetë, ku Dritan Korami shkrimtar i suksesshëm, rekrutohet nga sigurimi i shtetit që të raportojë mikun tij piktor Marion. Ky i fundit dyshohet se pëlqen artistë dekadentë si Pikason dhe Modilianin. Pa dëshirën e tij, por i nxitur edhe nga e shoqja e tij Eva, Dritani shkon në studion e mikut të tij Marion për të zbuluar se ky i fundit duket se vërtetë pëlqen autorët e ndaluar në Shqipëri, dhe madje ushqen mendime të gabuara ndaj udhëheqjes. I udhëhequr nga ndjeja e miqësisë, Dritani vendos të mos raportojë, por tani i jepet një detyrë tjetër edhe më e vështirë, të raportojë dikë në familjen e tij.
Dilemat dhe lufta shpirtërore e shkrimtarit bëhen akoma dhe më të forta, ndërsa zbulon se diktatura është edhe më e egër dhe më e sofistikuar se sa e ka menduar më parë. Skenografia dhe kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe regjia audiovizuale Gentian Shkurti. “Turjela” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo do të jetë në skenë në datat 9, 10, 11 dhe 12 tetor në Tetarin Kombëtar te “ArTurbina”. Saimir Gongo i diplomuar për regjisurë pranë Akademisë së Arteve Tiranë ka zhvilluara aktivitetin si regjisor teatri dhe televiziv. U bë i njohur për publikun teatror të kryeqytetit me komedinë “Shtëpia pa dritare” shkruar dhe vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë ai.
“Turjela” në sezonin artistik
“Turjela” me regji nga Saimir Gongo një vepër shqiptare, që vjen në skenë në vijim dhe të atyre më parë këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar. Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja përgjatë këtij muaji janë pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar. Programi artistik këtë muaj në teatër nisi me shfaqjen teatrore “Ferma e kafshëve”, por në skenën në ditët fundit të tetorit do të jetë dhe premiera e komedisë “Si ta doni”, vepër e Shekspirit. “Ferma e kafshëve”  me regji nga Driada Dervishi u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar te “Ar Turbina” në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 tetor. Një përshtatje e veçantë e alegorisë së famshme nga George Orwell, që flet për pushtetin, manipulimin dhe shpresën.