Plagosja e zyrtarit të BDI-së, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

Plagosja e zyrtarit të BDI-së, Prokuroria: Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike

Prokuroria Themelore në Maqedoninë e Veriut njofton se atentati ndaj kandidatit për kryetar të Këshillit Komunal, Zekirija Shahini, nga të dhënat fillestare, nuk ishte politik. Por, nga Prokuroria shtuan se rrethanat po verifikohen dhe se po mblidhen gjurmët dhe dëshmitë materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. LEXO EDHE: EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare Deklarata e plotë: “Në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe dëshmi materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori është në kërkim. Të dhënat fillestare nuk tregojnë për motive politike pas incidentit të armatosur, por...