Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

Impiantet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe ato që janë pjesë e Furnizuesit të Tregut të Lirë, prodhuan rreth 370 mijë MWh energji në tetë muajt e këtij viti.Kjo sasi përbën 7.8 për qind të totalit të prodhimit neto të energjisë në vend, i cili regjistroi shifrën 4.7 milionë MWh.Pavarësisht shtimit të interesit për fotovoltaikët dhe numrit të konsiderueshëm të aplikimeve që ndodhen në faza të ndryshme institucionale, pesha e tyre në total mbetet ende e vogël në sektor, duke treguar se diversifikimi do të kërkojë më shumë kohë.Prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikëve në vend janë Karavastaja e Voltalias, disa impiante të vegjël me kapacitet 20 MW, si dhe një numër më i madh impiantesh me kapacitet deri në 2 MW, të cilët shesin energjinë me çmim të miratuar nga ERE.Prodhimi dhe situata hidrikeTë dhënat zyrtare mbi ecurinë e sektorit për periudhën janar–gusht, të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), pasqyrojnë një situatë hidrike jo shumë të favorshme për vendin, ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit është plotësuar nga blerjet në tregun e lirë.Konsumi i energjisë në vend ka arritur nivelin 5.54 milionë MWh, ndërsa vetëm Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka furnizuar Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL) me 3.5 milionë MWh energji, që përfaqëson 63 për qind të konsumit total në vend. Vetë KESH, nga sasia e energjisë që ka dhënë për FTL, të paktën 22 për qind e ka siguruar në tregun e lirë, çka tregon për një numër jo te vogel blerjesh në kushtet e një viti hidrik aspak të favorshëm.Pjesa tjetër e prodhimit është ndarë mes prodhuesve të pavarur të energjisë, që janë ata me kapacitet mbi 15 MW, dhe prodhuesve me përparësi HEC-eve me kapacitet deri në 15 MW të cilët shesin energjinë pranë FTL-së në bazë të një marrëveshjeje me çmim fiks, i cili aktualisht është 10 lekë/kWh./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.