Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp
Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp Nga Luciano Boci Kjo nuk është më politikë dhe kjo nuk është lojë fjalësh. Kjo që servirin këta sot është një orgji morale në sytë e një kombi që e kanë lodhur, shkelur e grabitur. Parlamenti i Shqipërisë, institucioni që duhet të ruante kujtesën dhe dinjitetin e Republikës, me iniciativën e Peleshit të pambuktë dhe të Marrit me lesh, ka shkelur mbi to me çizmen e injorancës dhe poshtërsisë. Kanë futur pa as më të voglin turp në listën e “personaliteteve që duhen nderuar” diktatorin Enver Hoxha. O tempora, o mores!!! E ky nuk është thjesht një turp. E gjitha kjo është tradhti ndaj historisë. Është zhvarrosje e atyre që u pushkatuan...